Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

FOTO/ Një shqiptare garon për deputete në Itali

Lapsi.al 24 August 2022
FOTO/ Një shqiptare garon për deputete në Itali

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale ajo njoftoi se është kryesuese e listës në 3 rajone: Lombardi, Marche dhe Lazio dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio i cili u largua nga “Lëvizja 5 yjet”.

“Falënderoj z.Tabacci për mundësinë për t'i dhënë përfundimisht përfaqësim institucional komunitetit shqiptar në Itali. Është nder dhe privilegj për mua të jem e para italiane, shqiptare nga lindja, kandidate për parlamentin italian! Rroftë Italia & Rroftë Shqipëria!” – shkruan Likmeta.

E lindur në Durrës, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare. Ajo ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia.

Ajo ia ka dalë mbanë të dallohet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e “start up”-eve në Itali. Start up Italia publikoi listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave ishte edhe shqiptarja. ©LAPSI.al

Anita Likmeta — Inspiring Fifty: Italy

Anita Likmeta, shqiptarja e parë që kandidon për deputete në parlamentin  italian

Durrsakja Anita Likmeta tenton politikën në Itali: Nuk i harroj rrënjët e  mia - Lajme Durrës

Anita Likmeta, TPI

Anita Likmeta, la ragazza di Durazzo che si candida in politica in Italia -  Perqasje

Anita Likmeta, la ragazza di Durazzo che si candida in politica in Italia -  Perqasje

Diaspora me sytë nga Shqipëria. Anita Likmeta është një prej tyre -  Business Magazine Albania

Anita Likmeta gazetarja dhe shkrimtarja Shqiptare qe kaloi pritshmerite

Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian -  Shqiptarja

Ngjyrat e Anita Likmeta - Albspirit

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI