Flash

Haaland zbulon përse zgjodhi Anglinë dhe Manchester City: “Në Premier League kishte pak numra 9”

Lapsi.al 24 August 2022
Haaland zbulon përse zgjodhi Anglinë dhe Manchester City:

Erling Haaland ka një objektiv të madh: të bëhet qendërsulmuesi më i mirë në botë. Për ta bërë këtë, si e pranon ai vetë, do të jetë e nevojshme të përmirësohet akoma dhe të punojë shumë. Sulmuesi, megjithatë, tashmë është në rrugë të mbarë dhe duke folur për Four Four Two ai shpjegoi gjithashtu ambiciet e tij të ardhshme dhe përse zgjodhi Premier League dhe Manchester City pas shpërthimit të tij të parë me Borussia Dortmund.

"E ardhmja? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është i rëndësishëm të mësuarit, zhvillimi. Nuk duhet të ndalosh kurrë përpjekjen për t'u përmirësuar. Shikoni Karim Benzema: tani është 34 vjeç dhe papritmas ai është bërë një lojtar edhe më i fortë. Është çmenduri, dua të jem kështu edhe unë”, tha Haaland duke folur për kolegun dhe sulmuesin e tij francez të Real Madrid, i cili sapo është kthyer nga një sezon vërtet i çmendur me Blancos.

Norvegjezi shtoi më tej, duke zbuluar: "A ka City tani një numër 9 të vërtetë? Unë pashë Premier League para se të transferohesha këtu dhe mendoj se ka pak numra 9 të vërtetë në vitet e fundit. Kjo është arsyeja përse ishte koha e duhur. Gjithmonë kam dashur të jem një sulmues. Më pëlqen futbolli, pozicioni im".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI