Flash

I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 24 August 2022
I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 48 vjeçari

Një 48 vjeçar i dënuar me 2 vite burg është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur kërkim për mashtrim, duke përvetësuar 5 mijë euro. Sipas njoftimit të policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Cheater", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

- Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t'i blinte atij një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI