Flash

Reagon SPAK: Hetimi për Ilir Metën mbi kallëzimin e ish-deputetit Halit Valteri

Lapsi.al 24 August 2022
Reagon SPAK: Hetimi për Ilir Metën mbi kallëzimin e ish-deputetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar zyrtarisht nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta. Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.

Ky i fundit më 07.06.2022 depotizoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së.

Gazetarja KLodiana Lala raportoi se Valteri ka ngritur dyshime të forta për financim të paligjshëm të Partisë së Lirisë. “Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK kërkon të dhëna për pasurinë nga formulari i vetëdeklarimit, parë dhe në një kontekst të ri, ku pas lënies së detyrës si President i Republikës Autoriteti i Dosjeve nxori të dhëna që i referoheshin si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

U kërkua formulari i dekriminalizimit nëse është plotësuar sipas ligjit. Nëse do të rezultojnë të dhëna të paligjshme, SPAK do të evoluojë me hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi është bërë nga z. Halit Valteri. Prokuroria e Posaçme i referohet ligjit 138 të vitit të 2015. Meta e ka kundërshtuar faktin e bërë publik nga Autoriteti i Dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit. Në thelb z.Valteri fliste për transaksione të paligjshme. Ka dhe dy emra të tjera që lidhen me këtë kallëzim.”, tha Lala.

REAGIMI

Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI