Flash

Video/ Goli i pabesueshëm i Coronel: shënon nga 70 metra, futet direkt në garën për Puskas Award

Lapsi.al 24 August 2022
Video/ Goli i pabesueshëm i Coronel: shënon nga 70 metra, futet direkt
Sezoni i futbollit në Evropë filloi rreth një muaj më parë, por në Amerikën e Jugut tashmë ka arritur pothuajse në gjysmë të rrugës. Në Argjentinë, pas 15 javësh në Primera Divisiòn, Atlètico Tucuman është në krye të renditjes, me 3 pikë avantazh ndaj Gimnasia La Platas. E në fitoren 4-0 të së martës kundër Barracas Central kishte vend edhe për një gol të pabesueshëm prej 70 metrash, i katërti dhe i fundit i mbrëmjes, i shënuar nga Mateo Coronel në fundin e lojës. Një gol që kandidohet seriozisht për çmimin Puskas... Mateo Coronel është 23 vjeç, luan si playmaker, i huazuar te Atlètico Tucuman nga Argentinos Jrs. Tashmë ai ka hyrë fuqishëm në garën për çmimin e lakmuar Puskas, çmim që i jepet golit më të mirë të vitit. Në fakt, në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Barracas Central, mesfushori sulmues shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 70 metra, duke e kaluar në ekstazë publikun. Ishin minutat shtesë të ndeshjes, kur pas një goditjeje këndi për miqtë, topi mbërriti në këmbët e 24 vjecarit, që ndaloi topin dhe pa u menduar dy herë goditi duke e cuar topin në rrjetën e portierit kundërshtar që kishte dalë nga zona. Me portierin e Barracas fajtor që kishte lënë portën, përpjekja e guximshme e Coronel u kthye në një gol të bujshëm, me topin që kërceu një metër nga vija e portës përpara se të rrëshqiste praktikisht nën kryqëzimin e shtyllave. Një gol, video e të cilit bëri me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale, duke u bërë virale sa hap e mbyll sytë. Qindra tifozë nga e gjithë bota e kanë nominuar atë për çmimin Puskas, duke kërkuar që ajo silurë nga 70 metra të merret në konsideratë për çmimin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI