Flash

Video/ I tregon gruas emrin e të dashurës, live në TV: donte ti dedikonte fitoren, i ngatërroi emrin

Lapsi.al 24 August 2022
Video/ I tregon gruas emrin e të dashurës, live në TV: donte ti
Ndodh ndonjëherë që emocionet të të tradhëtojnë. Ndodh edhe që goja flet atë që ka mendja. E kështu, portieri i ekipit brazilian Esperenca, që u zgjodh lojtari i ndeshjes në takimin kundër Vic Vic përfunduar me shifrat 1-1, duke dashur t'i dedikojë gruas së tij cmimin e fituar, rrezikon të shohë letrat e divorcit. Në përfundim të ndeshjes, i njohur me vlerësimin si lojtari i ndeshjes, Kainan u intervistua menjëherë në fushë, por episodi u bë viral, sepse lapsusi i futbollistit në kohën e falenderimeve ishte katastrofik. Kur gazetari e pyeti se kujt do të dëshironte t'i kushtonte këtë çmim të veçantë dhe të rëndësishëm, Kainan nuk hezitoi të përmendte emrin e bashkëshortes së tij. "Dedikimi është për gruan time. Falë saj nuk do të isha këtu. Grazy, një përqafim", tha ai. Gjithçka normale përveç se emri që sapo përmendi, nuk ishte ai i gruas së tij... Kainan e kuptoi që i foli goja para mendjes dhe u përpoq menjëherë ta rregullonte. "E ngatërrova emrin e gruas - shpjegon ai para kamerave, duke habitur gazetarin në fushë - Emri është Jucielly, e thashë gabim. E kam seriozisht,” ka përsëritur ai, madje duke qeshur ashtu si edhe vetë gazetari, që me batutë shtoi: “Vetëm mos ia trego lidhjen”. Një situatë e sikletshme dhe tifozët kanë shpejtuar t'i dalin në mbrojtje duke nisur hashtagun #PerdoaJucielly.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI