Flash

110 persona në përgjim/ Polici që shoqëroi Ervis Martinajn kyç gojën në gjykatë

Lapsi.al 25 August 2022
110 persona në përgjim/ Polici që shoqëroi Ervis Martinajn

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, agjentit 28-vjeçar pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.

Nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ka rezultuar se Lami ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn teksa ndodhej edhe një vajzë me ta.

Ndërkohë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet prej më shumë se dy javë më parë.

Prokuroria e Kurbinit u vu në lëvizje pas kallëzimit të xhaxhait të Ervis Martinajt, Faikut i cili denoncoi humbjen e kontakteve me të. Të gjitha përplasjet e tij me persona të ndryshëm po hetohen nga policia e Prokuroria.

Mësohet se janë të paktën 110 persona të dyshuar në përgjim. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia ka marrë valles në kampingun që forumi rinor i partisë së tij ka organizuar në Jalë. “Kjo rini të përfshin në vrullin e...

22:52

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI