Flash

Bora që shkrihet për Edi Ramën duke sulmuar Metën

Lapsi.al 25 August 2022
Bora që shkrihet për Edi Ramën duke sulmuar Metën

Çupëlinat e Edi Ramës janë aq të marrosura pas tij, sa i përdorin si papagall frazat që ai lëshon në publik. Njëra prej tyre është edhe ministrja për Fëmijët, Bora Muzhaqi, emrin e së cilës shqiptarët e dëgjuan për herë të parë ditën që u bë ministre, për meritën e vetme se portreti i saj i stërpëlqente shefit.

Ajo është përfshirë në një replikë me ish presidentin Meta, pasi ky i fundit e sulmoi nga kampi i rinisë në Jal.

Natyrisht si çdo kush që akuzohet edhe ajo ka të drejtën e replikës. Por e keqja është se e bën për gjëra që si kupton apo ndoshta nga mania për ti bërë qefin bamirësit. Në përgjigjen e saj në Facebook për Metën, Bora i kujton atij një shprehje të Ramës: "Ilir Metës ky vend i ka dhënë gjithçka": “Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë”, shkruan Muzhaqi.

Por në këtë përsëritje prej papagalli të frazave të shefit, Bora e brishtë harron diçka. Edi Rama mund ti'a thotë një gjë të tillë Metës. Edhe dikush tjetër ka të drejtë të mendojë se ai i ka marrë Shqipërisë shumë më tepër seç i ka dhënë. Por ama, një vajzë, që bëhet ministre, pa asnjë meritë, vetëm me kriterin që Gadafi zgjidhte badigardet e veta, nuk mund të ankohet ndaj kërkujt se ka marrë nga ky vend më shumë sesa meritonte.

Por ndoshta Bora e gafave proverbiale në kuvend nuk ka pasur kohë të mendohet kaq gjatë. Ajo thjesht ka përsëritur një prej frazave të idhullit të saj.

©Lapsi.al  

 

 

 

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia ka marrë valles në kampingun që forumi rinor i partisë së tij ka organizuar në Jalë. “Kjo rini të përfshin në vrullin e...

22:52

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI