Flash

Dështimi i tenderit të tabletave, INSTAT shtyn vitin tjetër censusin e popullsisë

Lapsi.al 25 August 2022
Dështimi i tenderit të tabletave, INSTAT shtyn vitin tjetër

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm.

Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat), thuhet në njoftim. Lapsi.al mëson se ka dështuar tenderi miliona euro i blerjeve të pajisjeve tableta dixhitale për regjistrimin.

Kjo është hera e dytë që shtyhet zhvillimi i Censit. Herën e parë shtyrja u bë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Më pas, INSTAT vendosi që në 1 tetor të këtij viti do të niste zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes.

Në raportin vjetor të INSTAT thuhej se ky Census parashikohej të zgjaste 6 javë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizoheshin të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijonte puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI