Flash

Disiplina, Daci e pëson për shkelmin e dhënë: nis gjobitje e 'rebelëve' të logos

Lapsi.al 25 August 2022
Disiplina, Daci e pëson për shkelmin e dhënë: nis gjobitje e

Problemet e para për Komisionin e Etikës dhe Disiplinës janë evidentuar në ndeshjen që hapi kampionatin, atë të luajtur në Kukësi Arena mes Kukësit e Tiranës. Shishet e hedhura ndaj Seferit, në ndeshjen e fundit të sulmuesit të kombëtares në kampionatin tonë, i kanë kushtuar klubit organizator gjobën prej 100.000 lekësh. Më keq e ka pësuar Klejdi Daci. Sulmuesi i Kukësit, që u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes, është dënuar për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të Kodit të Disiplinës Sportive, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Partizani e Teuta, janë paralajmëruar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së kampionatit, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jenë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Të dy klubet janë gjobitur rregullisht nga Disiplina edhe në sezonin e kaluar për të njëjtën arsye e tani duket se historia po përsëritet.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI