Flash

Futboll lufte në Ukrainë: Ruth-Metalist, ndeshja që zgjati 4 orë e gjysëm

Lapsi.al 25 August 2022
Futboll lufte në Ukrainë: Ruth-Metalist, ndeshja që zgjati 4

Një ndeshje e Premier League të Ukrainës të mërkurën zgjati 4 orë e 27 minuta në vend të 90 minutave normale, pasi u ndërpre nga sirenat e sulmit ajror. Rukh Lviv dhe Metalist Kharkiv e nisën ndeshjen e tyre në stadiumin Ukraina, në qytetin perëndimor të Lviv, në 15:00 me orën lokale dhe e përfunduan atë në orën 19:27, me tre pauza të gjata pas rënies së alarmit. Metalisti në fund fitoi 2-1, me skuadrat që kaluan 145 minuta në total në bunker, pavarësisht se nuk ndodhi asnjë shpërthim në zonë.

Ukraina nisi dje sezonin e ri të futbollit, pavarësisht nga pushtimi që po tentojnë rusët, në një përpjekje për t'i dhënë kombit të shkatërruar nga lufta një nxitje morale. Katër ndeshje u luajtën atë ditë por asnjë nuk u ndërpre për shkak të alarmeve kundërajrore.

Ndeshjet zhvillohen pa tifozë për arsye sigurie. Shumë klube i luajnë ndeshjet e tyre brenda, jo në qytetet e tyre, por kryesisht në rajonet më të sigurta perëndimore ose qendrore. Klubet ukrainase vendosën në prill të mbyllnin sezonin e kaluar herët, pasi kampionati ishte ndërprerë pas pushtimit të Rusisë që filloi më 24 shkurt.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI