Flash

I vuri lëndë plasëse një biznesi në Lezhë, kapet pas 4 muajsh në arrati autori

Lapsi.al 25 August 2022
I vuri lëndë plasëse një biznesi në Lezhë, kapet

Pas katër muajsh në kërkim, është vënë në prangat e policisë autori që vendosi ndezës granate brenda një biznesi në Lezhë, në muajin prill. Mësohet se i arrestuari është 46-vjeçari Afdmir Zefi në Manati.

46-vjeçarit të kërkuar i ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ” Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në muajin prill të këtij viti, në një restorant në Lezhë, ka lëshuar një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., i cili ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI