Flash

VIDEO/ Kurti në “Al Jazeera”: Veriu është pjesë e Kosovës

Lapsi.al 25 August 2022
VIDEO/ Kurti në “Al Jazeera”: Veriu është pjesë

“Askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri të Kosovës 1 shtatori mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për regjistrimin e targave në veri të Kosovës”, - tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera.

Pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë, ai theksoi se data 1 shtator mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për riregjistrimin e targave në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo mbetet një masë reciproke sa u përket dokumenteve personale për qytetarët e Serbisë dhe nëse gjendja e sigurisë në veri tensionohet do të reagojnë institucionet e Kosovës.

“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje.

Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri.

Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, - tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Të shtëna armësh në Shkodër

Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Mediat raportojnë se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Rus të këtij qyteti. Sipas ...

21:53

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI