Flash

"Nuk më intereson kush, më sillni këdo": Marku i sfidon të gjithë pas fitores me meksikanin Parra

Lapsi.al 25 August 2022
"Nuk më intereson kush, më sillni këdo": Marku i sfidon

“Ishte një duel i mirë, bëra disa gabime, ishte më e vështirë se mendohej. Ne shkëmbyen grushte, meksikanët e dini që vijnë të luftojnë dhe ky erdhi të luftonte". Me këto fjalë, Florian Marku tregoi se fitorja e 12 radhazi në ringun profesionist ishte më e vështirë se sa e priste. E megjithatë, në fund, boksieri shqiptar ka mbetur i pamundur, e duke lëshuar sfidën në mikrofonët e “Sky Sports” se është gati të përballet me këdo.

Duke iu kthyer ndeshjes, Marku, që mori një goditje me kokë nga kundërshtari, pranoi se ai moment ia kishte komplikuar ndeshjen: "E çara ishte problem se nuk mund të shihja me syrin e majtë. E nisa mirë dhe mendoj se e çara me dëmtoi - tha boksieri, duke falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe -. Ishte e pabesueshme, dua të falënderoj të gjithë që më mbështetin. Turma ishte e mrekullueshme. Unë desha të paraqitesha edhe më mirë, por nuk desha një kundërshtar të lehtë këtu".

Momenti më kritik ishte KD i pësuar në raundin e tetë: "Momentin kur u rrëzova? Nuk ishte dhimbje, ishte si rrufe, për një sekondë, por asgjë më shumë".

E në fund, Marku lëshoi edhe sfidën: "Nuk më intereson kush është, këdo që të më sjellin do të jap më të mirën”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI