Flash

Pikëpyetjet mbi fatin e Ervis Martinajt/ Familjarët dyshojnë Indrit Doklen si rrëmbyes (DETAJET)

Lapsi.al 25 August 2022
Pikëpyetjet mbi fatin e Ervis Martinajt/ Familjarët dyshojnë

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Kurbinit lidhur me çështjen e Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, zbulimi i agjentit të Policisë së Shtetit, Jeton Lami është bërë nga pamjet filmike të Policisë së Durrësit, pasi rezulton se 28-vjeçari e ka shoqëruar Ervis Martinajn së bashku me një vajzë nga Peza për në një hotel në qytetin bregdetar më datë 5 gusht.

Të nesërmen, Jeton Lami bashkë me një person të paidentifikuar merr sërish në makinën luksoze “Audi A8” të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe vajzën që e shoqëronte.

Një ditë më vonë, në 7 gusht Ervis Martinaj është shfaqur edhe në një moment në Tiranë, ndërsa në datë 9 gusht babai i tij Musafa Martinaj deklaron se ka humbur kontaktet me të birin.

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles.

Sipas Lalës, babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”. 

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinaj. Në kuadër të këtij hetimi i është vënë në dispozicion pamja filmike nga policia e Durrësit, ku shfaqet Jeton Lami bashkë me vajzën që shoqërojnë Ervis Martinaj.

Por nga policia janë duke u parë të gjitha përplasjet e Ervis Martinaj, pasi emri i tij del edhe te vrasja e Endrit Doçit dhe shumë përplasje të tjera me grupe të mëdha kriminale në vend.

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia ka marrë valles në kampingun që forumi rinor i partisë së tij ka organizuar në Jalë. “Kjo rini të përfshin në vrullin e...

22:52

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI