Flash

Tenis/ Kerber shtatzënë, humbet US Open: "Dy kundër një nuk është e drejtë..."

Lapsi.al 25 August 2022
Tenis/ Kerber shtatzënë, humbet US Open: "Dy kundër një
“Do të doja shumë të luaja në US Open, por në fund vendosa që dy kundër një nuk do të ishte e drejtë”. Me këto fjalë në Twitter, ish-numri 1 i botës, Angelique Kerber, njoftoi vendimin për të mos luajtur në turneun US Open, sepse është në pritje të një fëmije. “Për muajt e ardhshëm do të bëj një pushim nga tenisi dhe do të udhëtoj nëpër botë për arsyen më të mirë të mundshme, por më pas do të rifilloj”, shpjegoi tenistja gjermane 34-vjeçare, sot numri 52 i WTA-së. "Nju Jorku ka përfaqësuar shpesh një pikë kthese në karrierën time dhe këtë vit është e njëjta gjë. Nga rifillimi në 2011 në titullin e 2016-ës te numri 1 në botë - përfundoi Kerber - US Open ka një vend të veçantë në zemrën time. Të jem një atlete profesioniste është gjithçka për mua, por jam mirënjohëse për rrugëtimin e ri. E të jem e sinqertë, jam nervoze dhe e emocionuar në të njëjtën kohë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI