Flash

Tirana, 900 mijë euro nga shitjet: ‘thesari’ është meritë e Shehit që i ktheu vlerën lojtarëve

Lapsi.al 25 August 2022
Tirana, 900 mijë euro nga shitjet: ‘thesari’ është

Tirana ndoshta nuk mori gjithcka kishte menduar nga aventura europiane, e mundur në Champions e Conference nga Dudenlange e Zrinjski Mostar, por thesari i ardhur në arkat e klubit nga shitjet është i të gjithë prestigjit. Seferi, Toli e Totre, tre lojtarë të transferuar në dritaren verore të merkatos, që kanë mbushur arkat e bardhebluve me 900 mijë euro, pas akordit të kampionëve të Shqipërisë me ukrainasit e Vorskla Poltava.

Transferimi i Ardit Tolit shtoi 100 mijë euro të tjera për Tiranën, kur klubi zyrtarizoi marrëveshjen e transferimit, edhe pse dihej që përpara avaneturës europiane se lojtari ishte në dalje. E nëse mendohet si një lojtar kyc i kryeqytetasve në sezonin e kaluar, duhet kthyer koka pak më pas, kur xholi bardheblu ishjte krejtësisht i panjohur dhe mori vlerë nga tekniku që këmbënguli ta kishte në formacion, duke e aktivizuar në të majtë të mbrojtjes, apo edhe në mesfushën me tre.

Tekniku bardheblu pati largpamësinë të evidentojë vlerat e larta teknike të një lojtari si Enur Totre, edhe pse vinte nga 6 muaj inaktivitet në Maqedoni. Bast i vënë e i fituar nga tekniku e Tirana, për një lojtar me parametër zero e i transferuar pas dy sezonesh për 300 mijë euro. Në këtë pikë, Osmani nuk është penduar aspak që dëgjoi sugjerimin e teknikut të tij për të firmosur me mesfushorin.

Taulant Seferin kishte mbi vete shumë skepticizëm e mes pagës së lartë e negociatave me Young Boys, duhej guxim për të sjellë te Tirana. Megjithatë, sulmuesi me Shehin jo vetëm u shpluhëros, por rigjeti edhe kombëtaren shqiptare, duke kulmuar me 19 gola të sezonit të kaluar, që e rritën vlerën e kartonit të tij në 500 mijë euro.

900 mijë euro, një thesar i vërtetë, nga ato që rrallë inkasohen në hyrje nga klubet shqiptare e që kujtojnë kohët kur Skënderbeu i dikurshëm manovronte në merkato.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI