Flash

Vrasja e Madrit Ulqinakut, dalin para gjykatës Peqini e Sallufi

Lapsi.al 25 August 2022
Vrasja e Madrit Ulqinakut, dalin para gjykatës Peqini e Sallufi

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 3 personat e përfshirë në ngjarjen e 17 gushtit, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku. Horgito Peqini dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa Klaudjan Sallufi bashkëpunëtor. Për ta është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa sot verifikohen kushtet e masës.

Gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetahu, ndërsa Prokuror Arber Berexha. Avokat është Ervis Kyqyku, i cili është caktuar nga shteti, pasi asnjë i përfshirë në ngjarje nuk ka avokat

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI