Flash

Dëshmia rrëqethëse e 16-vjeçares: Si i shpëtova djegies me benzinë nga i dashuri

Lapsi.al 26 August 2022
Dëshmia rrëqethëse e 16-vjeçares: Si i shpëtova

3 të rinj kanë dhunuar dhe kanë tentuar të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë ditën e djeshme në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura.

E mitura ka treguar përballë një oficere të gjithë skenën tragjike, ku bashkëjetuesi i saj, Ardit Çela, së bashku me dy shokët e tij, kishin tentuar ta digjnin me benzinë në shkallët e pallatit. Sipas dosjes hetimore që tashmë po ndiqet nga prokurori i Tiranës Saimir Hysa, autori kryesor i këtij krimi është Ardit Çela, djali i një ish-punonjësi policie në Tiranë, sipas Ora News.

Çela ka pasur mosmarrëveshje me vajzën e re kohët e fundit për shkak të dyshimeve për tradhti. Ai e ka survejuar një ditë 16-vjeçaren duke e pikasur atë me një person tjetër në hotel. Kjo ka sjellë që Çela të hakmerret, në formën me ekstreme duke vënë në zbatim planin për ta djegur me benzinë 16-vjeçaren.

Çela konsiderohet nga strukturat e komisariatit nr. 2 në Tiranë si kontingjent kriminal dhe i shoqëruar disa herë në polici. Por këtë herë ai është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, duke tentuar të vrasë bashkëjetuesen e tij, të cilën e ka lyer me benzinë dhe më pas ka dashur t’ia verë zjarrin me çakmak.

Sipas dëshmisë së vajzës, bashkëjetuesi benzinën e kishte siguruar në një bidon të vogël që përdoret për pijet freskuese. Tragjedia është shmangur nga vetë 16-vjeçaria e cila sapo ka ndier erën e benzinës, me të cilën e ka lyer bashkëjetuesi i saj, ka filluar të reagojë menjëherë.

“…unë kam parë Arditin që të më lagi në shkallët e pallatit me një bidon të vogël, të cilin e kishte mbushur me benzinë. Benzinën e kam dalluar nga era, dhe jam trembur shumë. Arditi ka nxjerrë nga xhepi një çakmak dhe aty, e tmerruar jam larguar me vrap përmes pallateve duke kërkuar ndihmë…” – ka treguar në polici 16-vjeçarja.

Kjo e fundit i është drejtuar komisariatit nr. 2 në Tiranë duke depozituar kallëzim penal, dhe treguar të gjithë ngjarjes. Pas denoncimit policia ka shoqëruar dhe arrestuar Ardit Çelën, për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë dhe dy shokë të tij që kanë qenë së bashku në momentin e lyerjes me benzinë të 16-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje Ardit Çela nuk ka pranuar të jetë ai autor i ngjarjes. Edhe policia raportoi se shkak i konfliktit me njëri-tjetrin ishte për motive xhelozie. /Ora News

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI