Flash

Me 4 pako 5 mijë euroshe në çantë, 55 vjeçarja greke ndalohet në Kakavijë

Lapsi.al 26 August 2022
Me 4 pako 5 mijë euroshe në çantë, 55 vjeçarja

Një shtetase greke është ndaluar të kalojë në tokën greke me 22 mijë euro të padeklaruara.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasja Th. V.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” informoi sot policia e Gjirokastrës.

Ndaj 55 vjeçares nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI