Flash

Plagosi fqinjin me armë, pranga 49-vjeçarit në Tiranë

Lapsi.al 26 August 2022
Plagosi fqinjin me armë, pranga 49-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar Albert Ostrenin, 49-vjeçarin, i cili tre ditë më parë plagosi me armë zjarri fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Alliasit në kryeqytet. Përmes një njoftimi policia bën ë ditur se Osteni është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Fresku”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fresku”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Vihet në pranga 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, mbrëmjen e datës 23.08.2022. Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur me datë 23.08.2022, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 23 vjeç, bazuar dhe informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit A. P. (O)., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fresku”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Teki Selenica”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. P. (O)., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi F. G., 46 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasja E. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi A. P. (O)., me datë 23.08.2022, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. M., 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit F. G., në rrugën “Teki Selenica”, ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. P. (O), ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti (përforcues metalik).

Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

E RENDE/ Djali vret babain në Mallakastër

Një krim i rëndë në familje është raportuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një 30-vjeçar që sipas policisë dyshohet se vuan nga...

22:43

VIDEO/ Të shtëna armësh në Shkodër

Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Mediat raportojnë se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Rus të këtij qyteti. Sipas ...

21:53

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI