Flash

Spiunë rusë në Gramsh?/ Kryeministri Rama: Kjo është qesharake! A jeni në vete apo jo?!

Lapsi.al 26 August 2022
Spiunë rusë në Gramsh?/ Kryeministri Rama: Kjo është

Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të takimit me kryeministrin e Luksemburgut ditën e sotme në Tiranë. Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit në Gramsh pak ditë më parë të cilët dyshohen si të përfshirë në spiunazh.

Rama i cilësoi deklarata qesharake pasi tha se objekti në fjalë nuk prodhon armë por është një karakatinë. Ai theksoi se është e rëndësishme të gjendet arsyeja e vërtetë e vizitës së të huajve në vendin tonë

Pyetje: Sa shqetësuese është interesi i rusëve të cilët dyshohet për spiunazh për një vend anëtar të NATO-s?

“Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë. Meqë ma jepni këtë mundësi më lejoni të them që mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë i këtyre njerëzve dhe kjo i takon drejtësisë. Kjo mjegull i shërbeu një sëkëlldie kurse njerëzit e zakonshëm bënë shumë humor për këto thirrje të urrejtësve profesionist për rrëzimin e sigurisë kombëtare ndërkohë që duhet të shikojmë nga hetimi dhe gjykimi se ku është qëllimi i vërtetë, nuk ka lidhje fare me objektet, a jeni në vete apo jo?! Jemi në një kohë tjetër, këta janë personazhe të dyshimtë, është qesharake të thuash spiunazh. Cfarë fshihet pas këtyre shfaqe, me ndihmën e kolegëve tuaj që flisnin për C4 dhe mbetje nukleare në këtë zonë, ky spektakël u dha dhe iu vu në shërbim të këtij misioni për të bërë zhurmë të madhe. Grupet hetimore po bëjnë punën për të zbardhur ngjarjen”, tha Rama.

Të këshilluara

E RENDE/ Djali vret babain në Mallakastër

Një krim i rëndë në familje është raportuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një 30-vjeçar që sipas policisë dyshohet se vuan nga...

22:43

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI