Flash

VIDEO/ I moshuari grabit vajzën në plazh, e lë vetëm me rrobat e banjës

Lapsi.al 26 August 2022
VIDEO/ I moshuari grabit vajzën në plazh, e lë vetëm me

Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet e Vlorës.

Në një video që ajo ka publikuar Tik Tok dhe që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime ajo thotë në gjuhën italiane se ka humbur gjithçka dhe kërkon ndihmë për të identifikuar hajdutin, një i moshuar foton e të cilit e papublikuar në rrjetet sociale.

Vajza quhet Marinela Marku dhe asaj i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda kur ishte duke notuar në det. Ajo tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.

Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete.

Megjithëse kërkoi me aplikacion telefonin e saj dhe pajisjet e tjera, Marinela nuk ka mundur t’i gjejë ato.

Policia, përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin, por ende nuk e kanë gjetur. Ngjarja ka bërë jehonë edhe tek mediat italiane. ©LAPSI.al

[video width="320" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/goca-1-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI