Flash

Djokovic përjashtohet nga US Open, bota e tenisit reagon. Nadal: "Një turp"

Lapsi.al 27 August 2022
Djokovic përjashtohet nga US Open, bota e tenisit reagon. Nadal:

Është e pashmangshme, mungesa e Novak Djokovic në US Open shkakton dhe do të shkaktojë diskutime për gjatë gjithë kohëzgjatjes së turneut, e nuk do të mjaftojnë ndeshjet e para për të heshtur cështjen. Serbi nuk mund të marrë pjesë në Slamin e fundit të vitit pasi nuk është i vaksinuar dhe rregullat në fuqi në SHBA thonë se ata që nuk janë vaksinuar nuk mund të hyjnë në vend. Kështu, dyert e mbyllura për ish-numrin një të botës, dhe polemikat mbërritën menjëherë. Jo vetëm nga bota e no vax, nga politika amerikane (me republikanët që kishin nisur disa peticione për të lejuar hyrjen e Noles), por mbi të gjitha nga bota e tenisit, me kolegë dhe profesionistë që haptas dolën në anën e Djokovic. Jo të gjithë sigurisht, por nuk munguan mendimet kundërshtuese.

NADAL- Rafael Nadal, një njeri zakonisht shumë, shumë i vëmendshëm ndaj fjalëve, këtë herë i lejoi vetes një koment të fortë: “Sigurisht që mungesa e Djokovic është një lajm shumë i trishtuar. Është gjithmonë një turp kur lojtarët më të mirë në botë nuk mund të marrin pjesë në turne për shkak të problemeve si ky - tha spanjolli - Të mos kesh një nga më të mirët ndonjëherë në një garën e një slami është një humbje e madhe. Siç thashë, është e komplikuar si për turneun ashtu edhe për tifozët. Për mendimin tim, është e ndërlikuar edhe për lojtarët, të cilët do të donin gjithmonë të përplaseshin me më të mirët”.

SANDGREN DHE USTA - Tennys Sandgren, gjithashtu i pavaksinuar, foli shumë më rëndë, duke deklaruar se Usta "nuk bëri asgjë për të mbrojtur Novak, kjo është e turpshme". “Nuk ka asnjë kufizim askund, në asnjë shtet të vendit. Nuk ka kufizime, gjithçka është e hapur, nuk ka maska, as në aeroplanë ... Asgjë! - vazhdoi Sandren. - Megjithatë nuk mund të hysh pa vaksinë. Fjalë aq të rënda sa vetë Usta u detyrua të ndërhynte me një deklaratë: "USTA ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ministri të ndryshme të qeverisë federale, përfshirë Sigurinë e Brendshme, agjencinë e Doganave dhe Kontrollit të Kufirit dhe në të gjitha rastet, ne u informuam se qeveria amerikane nuk po merrte më në konsideratë kërkesat e palëve të treta për përjashtime nga interesat kombëtare. Vetëm ato të paraqitura nga individë do të ishin ekzaminuar nga autoriteti kompetent për hyrjen e një shtetasi jo-amerikan të pavaksinuar. Kjo politikë, e krijuar në tetor 2021, ndryshonte nga ajo në fuqi gjatë US Open 2020 dhe ajo e vitit 2021”. E thënë thjesht: nuk mund të bëhej asgjë për këtë, rregullat janë rregulla. John Millman dhe John Isner kanë thënë qartë se është "çmenduri" që Djokovic nuk mund të marrë pjesë në US Open, madje edhe Mardy Fish, në një postim në Twitter, shprehu solidaritetin me serbin me një "më vjen keq kampion".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI