Flash

Pjesë e një organizate kriminale, 38-vjeçari shqiptar ekstradohet drejt Spanjës

Lapsi.al 27 August 2022
Pjesë e një organizate kriminale, 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesë e një grupi kriminal, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Antonio Xhaferi, i arrestuar më 5 maj 2022 në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Interpol Tirana / Ekstradohen drejt Spanjës, brenda 24 orëve, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle.

Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit:

-A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Të këshilluara

Korçë, pranga xhepistit 20-vjeçar

Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi i ka vjedhur paratë në portofol një gruaje 48 vjeçare. Njoftimi/ DVP Korçë Vihet në pranga 1 shte...

10:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI