Flash

Policia u dështon grabitjen hajdutëve romë, garë me makina dhe vrap nëpër ara

Lapsi.al 27 August 2022
Policia u dështon grabitjen hajdutëve romë, garë me makina

Një ndjekje si në filma e makinës së një grupi romësh nga një makinë e patrullës së policisë përrfundoi me aksident rrugor në Greqi. Gjithçka ndodhi kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës rome të ndalonte, por ata u larguan me shpejtësi për të shpëtuar. Gjatë ndjekjes, makina fuoristradë ka "fluturuar" me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Më herët, katër romët kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias për ta grabitur.

Mirëpo, sapo janë vënë re nga policia, kanë tentuar të arratisen me makinë.

Një ndjekje pasoi në rrugët e ngushta përreth me kriminelët që iknin duke lëvizur përgjatë Avenue Megalo Alexandrou në drejtim të Aspropirgos. Mirëpo, në lartësinë e unazës së Aigaleos, ata janë përplasur rëndë me një makinë në të cilën udhëtonte një i moshuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i makinës, ndërsa hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave. Policët u janë vënë pas dhe kanë arritur të arrestojnë tre nga katër personat. Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI