Flash

Radhë në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit

Lapsi.al 27 August 2022
Radhë në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës drejt

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. Radhë kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek ura e Drinit të Zi. Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë iu drejtuan bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën paradite kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë shtetas të Kosovës ndërsa në 25 ditët e para të gushtit kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Kujtojmë se në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë nuk ka kontrolle për qytetarët që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Të këshilluara

Korçë, pranga xhepistit 20-vjeçar

Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi i ka vjedhur paratë në portofol një gruaje 48 vjeçare. Njoftimi/ DVP Korçë Vihet në pranga 1 shte...

10:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI