Flash

Teuta shpëton në fund me Bylis, shijakasit pikë në transfertë: ballshiotët e Erzeni të pamundur në dy javë

Lapsi.al 27 August 2022
Teuta shpëton në fund me Bylis, shijakasit pikë në

Dy barazime në dy ndeshjet e para të javës së dytë të Superiores, të luajtur të shtunën, me shumë më tepër emocione në Durrës se në atë të luajtur në Kamëz. Bylis e Erzeni marrin pikë në transfertë dhe mbeten të pamundura deri tani. Teuta shpëton mirë në fund përballë ballshiotëve me barazimin e fiksuar nga Hebaj, ndërsa Kastrioti, pavarësisht se mundi të aktivizojë të gjithë blerjet pas zhbllokimit të federimeve, nuk shkoi më shumë se 0-0 me Erzenin.

TEUTA 1-1 BYLIS

Teuta dhe Bylisi ndanë pikët në “Niko Dovana”, por janë ballshiotët ata që ndihen sikur kanë humbur dy pikë. Në fakt, skuadra e Bellait ishte më kërkuese në këtë sfidë dhe e nisën takimin me sulme të njëpasnjëshme, duke i vënë në vështirësi durrsakët. Teuta e Arapit e kishte të vështirë të krijonte raste. Situata mund të ishte komplikuar shpejt kur arbitri Myrtaj akordoi një penallti për Bylis, por pas kontrollit me VAR e anuloi vendimin që kishte dhënë. Teuta megjithatë shkoi në pushim në disavantazh sepse në fund të fraksionit Antoni kaloi Bylis përpara. Në të dytën, Teuta u duk më kërkuese në tentativë për të barazuar, pavarësisht se nuk krijoi raste për të shënuar. Zotërimi i topit dhe insistimi në gjysëmfushën kundërshtare u shpërblye me golin e Hebajt, i cili barazoi shifrat në 1-1. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e ndeshjes me formacionet që duhet të kënaqen me një një pikë.

KASTRIOTI 0-0 ERZENI

Më shumë emocione prodhoi lajmi i zhbllokimit të merkatos së Kastriotit dhe vënia në dispozicion e blerjeve të reja për trajnerin Cela se 90 minutat e lojës mes krutanëve dhe Erzenit. Vetëm dy raste serioze në portat respektive për një barazim 0-0, që mban të pathyer shijakasit dhe i jep pikën e parë në javën e dytë skuadrës së Celës. Të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin golin e epërsisë në një sfidë pa ngjyrë ku në pjesën e parë u regjistrua vetëm një ndërhyrje vendimtare e portierit Xhika, që i mohoi golin vendasve. Në të 41′ Ajazi provoi me një goditje me kokë, por portieri shpëtoi Erzenin me një super ndërhyrje. Në pjesën e dytë u luajt e njëjta muzikë dhe vetëm në të 85′ Leite Rodrigez u shfaq i rrezikshëm me një goditje nga distanca, me topin që përfundon jashtë. Kastrioti rrëmben kështu pikën e parë të sezonit, ndërsa Erzeni shkon në katër, pas fitores në javën e parë ndaj Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI