Flash

Video/ E shkatërroi Lazio, habit Inzaghi: "Flitet për zgjedhje e zëvendësime, por nëse do shënonte Dumfries..."

Lapsi.al 27 August 2022
Video/ E shkatërroi Lazio, habit Inzaghi: "Flitet për zgjedhje e

Simone Inzaghi komenton kështu humbjen ndaj Lazios, e para e sezonit për Interin e tij: "Është një humbje që dhemb dhe djeg për mënyrën se si erdhi – tha ai për Dazn -. Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe e luftuar, kundër një të fortë dhe me kualitet. Goli i Luis Albertos e vendosi ndeshjen, sepse më parë kishim një shans të madh me Dumfries. Sigurisht që kishim nevojë për më shumë cinizëm, këto janë ndeshje që vendosen në episode dhe ne duhej të ishim të mirë për t'i sjellë ato në anën tonë. Do të analizojmë gjithçka, por sigurisht që ishte një ndeshje e organizuar mirë, në të cilën episodet na penalizuan”.

Inzaghi ka preferuar të mos ndalet shumë në paraqitjet e individëve: "Lukaku? Ai bëri dy ndeshje të shkëlqyera, tani është e kotë të flasim për zgjedhjet fillestare dhe zëvendësimet, duhet vetëm të analizojmë humbjen dhe të dimë që duhet të bëjmë më shumë. Përtej individëve, doja më shumë nga i gjithë ekipi. Gagliardini? Po, ideja ishte të përmbahej Milinkovic. E di që tani po diskutojmë zgjedhjen, është normale, por nëse do të kishte shfrytëzuar rastin Dumfries dhe jo Luis Alberto tani do të flisnim për diçka tjetër”.

Nervoz tekniku për golin që i kaloi në avantazh kundërshtarët: "E pashë sërish golin e parë, një skuadër si e jona nuk mund ta pësojë kështu. I dyti dhe e treti, nga ana tjetër, ishin rezultat i lojërave individuale shumë të rëndësishme".

Ai më pas e përsëriti konceptin edhe në konferencën e shtypit: "I dyti është një eurogol i Luis Albertos. Ai është kampion, ai i bën këto lojëra në ADN-në e tij. Shpresoj që ai të shënojë gjithmonë gola për sa shumë e dua dhe për atë që ai më ka dhënë. Natyrisht që sonte do të kisha preferuar që ai të mos shënonte... I treta ishte rezultat i një kundërsulmi që mund të lejohet, por Pedro bëri një veprim të shkëlqyer. Por goli i parë nuk mund të merret ashtu".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI