Flash

Vidhte shtëpi dhe biznese, arrestohet "skifteri" në Tiranë

Lapsi.al 27 August 2022
Vidhte shtëpi dhe biznese, arrestohet "skifteri" në

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka vjedhur banesa dhe objekte të ndryshme gjatë natës. Sipas njoftimit të policisë, i riu është përsëritës i veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Njoftimi/ Tiranë

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar "ëindoës".

Vidhnin, gjatë natës, në banesa dhe objekte të ndryshme, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Të dy shtetasit, përsëritës të veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "ëindoës", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, konkretisht:

- Më datë 17.05.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë;

- Më datë 10.06.2022, në rrugën "Miqësia", dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.

Në vijim të veprimeve, rezulton se shtetasit L. Q., dhe K. K. janë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI