Flash

Aksidenti në Roterdam, rritet numri i viktimave

Lapsi.al 28 August 2022
Aksidenti në Roterdam, rritet numri i viktimave

Numri i viktimave nga aksidenti në Rotterdam, ku një kamion përplasi një një grup njerëzish që po darkonin jashtë afër Roterdamit, është rritur në gjashtë.

“Tani kemi gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, pas aksidentit të djeshëm”, tha zëdhënësja e policisë Miriam Boers.

“Ne ende po hetojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Policia fillimisht përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. Një raport fillestar i aksidentit që ndodhi mbrëmë në Zuijndsedik, rreth 30 kilometra në jug të Roterdamit, tha se të paktën dy persona u vranë dhe disa u plagosën.

Sipas policisë, kamioni doli nga rruga e tij dhe u përplas me një grup njerëzish që merrnin pjesë në një Barbecue të organizuar nga një ekip lokal patinazhi.

Shoferi 46-vjeçar i kamionit me targa spanjolle nuk ka pësuar lëndime. Ai është arrestuar në vend dhe është dërguar në komisariat.

Boers sqaroi se shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit. Policia ka apeluar që dëshmitarët të ndihmojnë në hetimin e tyre.

Një zëdhënës i punëdhënësit të shoferit, kompania spanjolle e transportit El Mosca, i tha gazetës spanjolle La Verdad se kamioni u përmbys për të shmangur një përplasje me një furgon.

Policia nuk e konfirmoi raportin, por tha se po merrte në pyetje shoferin e një furgoni të bardhë si dëshmitar.

Të këshilluara

Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë

Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat? Shtëpia në H...

09:16

Ukraina: Rusia ka kryer mbi 30 000 krime lufte

Në një përditësim të fundit, autoritetet në Kiev kanë bërë me dije se Rusia ka kryer mbi 30,000 krime lufte dhe 14 000 krime kundër sigurisë kombëtare në Ukrain...

09:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI