Flash

Antony e detyroi klubin me forcë: në Holandë të sigurtë për akordin Ajax-United

Lapsi.al 28 August 2022
Antony e detyroi klubin me forcë: në Holandë të sigurtë

Duket se është zhbllokuar tratativa mes Ajax dhe Manchester United, për zbarkimin e Antony në Premier League. Sipas De Telegraaf, Heshtarët janë bindur të pranojnë propozimin prej 100 milionë eurosh për talentin brazilian, i cili ditët e fundit kishte shprehur të gjithë zhgënjimin e tij që nuk ishte shitur ende te Red Devils.

Në fakt, për një zhvillim të tillë merita është e vetë brazilianit. Lojtari e ka forcuar situatën me klubin holandez për të thyer mardhëniet me Ajax e për të thjeshtuar kështu pikërisht transferimin te United. Anësori, sic bën të ditur Mirror, është në grevë. Refuzon të zbresë në fushë kundër Utrecht pasi mungoi edhe në sfidën me Sparta Rotterdam.

Qëndrimi i Antonit padyshim që nuk i ka pëlqyer trajnerit të Ajax. Ndër të tjera, Schreuder nuk ka ndërmend të privojë veten nga një tjetër lojtar i rëndësishëm. Ai tashmë ka lënë të lirë Lisandro Martinez. "Unë nuk e kuptoj pse Antony dëshiron të largohet nga Ajax për të luajtur për Manchester United. Unë e kuptoj prestigjin dhe sharmin e Premier, por edhe klubi ynë ka një histori dhe traditë shumë të rëndësishme në Evropë. E për më tepër, Ajax do të luajë edicionin e ardhshëm të Champions League dhe United jo. Unë kam humbur shumë lojtarë, kështu që nuk ka shumë për të diskutuar. Për mua djali mbetet". Por sic duket jo edhe për shumë kohë...

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI