Flash

Fitorja e parë e Tiranës vjen mes ankthit pas incidentit të rëndë, mposht 2-0 Egnatian

Lapsi.al 28 August 2022
Fitorja e parë e Tiranës vjen mes ankthit pas incidentit të

2-0 ka fituar Tirana në sfidën me Egnatian në kuadër të javës së dytë të Superiores. Skuadra bardheblu ka mposhtur rrogozhinasit në një ndeshje e cila është shenjuar edhe nga një ndalesë prej 10 minutash për shkak të një dëmtimi të rëndë të Qefaliajt.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 33-të të takimit, ku pas një përplasjeje në fushë me futbollistin e vendasve, Ojediran Hmazat, Klevi Qefalija i Tiranës ka mbetur pa ndenja në fushë dhe i gjakosur. Lojtari është transportuar menjëherë në spital, nga ku 10 minuta më pas ka mbërritur edhe lajmi se ai ishte përmendur, dhe loja ka rinisur.

Për sa i takon ndeshjes, një gol i Kallakut në pjesën e parë dhe një i Hasanit në të dytën i kanë dhuruar fitoren Tiranës ndaj Egnatias, të cilët edhe pse krijuar lojë dhe raste, nuk u treguan të saktë në momentet vendimtare përballë Bekajt.

Pra Tirana ka marrë suksesin e parë në kampionat dhe pas dy javësh ngjiten në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Egnatia është ende në kërkim të pikës së parë në Superiore.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI