Flash

Hillary Clinton solidarizohet me Sanna Marin, poston foton duke kërcyer si Sekretare Shteti

Lapsi.al 28 August 2022
Hillary Clinton solidarizohet me Sanna Marin, poston foton duke kërcyer si

Ish-sekretarja e shtetit, Hilary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është në vëmendje të të gjitha mediave, pas publikimit të videove ku shihej duke kërcyer në festa të ndryshme. Në një postim në rrjetet sociale, Clinton ka ndarë një foto ku shihet duke kërcyer në një mbrëmje. Clinton thotë se atë mbrëmje ndodhej në Kartagjenë si Sekretare Shteti, por u dëfrye gjithashtu.

 

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, Sanna Marin,”- ka shkruar Clinton.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë vetë kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së për mbështetjen e dhënë.

Marin prej javësh u vu në qendër të mediave pasi shfaqej duke u dëfryer në shumë festa. Kërcimet e saj provokuese mbushën rrjetet sociale. Vetë Marin kërkoi falje me lot në sy dhe tha se përveçse kryeministre, ajo është një vajzë që kërkon të shijojë edhe gjëra të tjera nga jeta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Java e ardhshme pritet të rikthejë sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Ndërkohë që pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave sa i përket vlerave ...

18:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI