Flash

Kurti flet për BBC: Bisedimet me Serbinë nuk ishin të lehta

Lapsi.al 28 August 2022
Kurti flet për BBC: Bisedimet me Serbinë nuk ishin të lehta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha një intervistë të shkurtër për “BBC World Service” pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

I pyetur se a është i lumtur për këtë marrëveshje, Kurti tha se edhe pse bisedimet në Bruksel nuk ishin të lehta, rezultatet janë të kënaqshme.

“Po, ne kemi pasur bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, - tha Kurti.

Ai falënderoi për punën e zellshme Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E falënderoj Borrellin, Lajçak dhe Escobar për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai foli edhe për afatin që iu është dhënë serbëve që të pajisin automjetet e tyre me targa të Kosovës, ku tha se u kanë 2 muaj kohë.

“Ju kemi dhënë qytetarëve serbë dy muaj kohë për t’u pajisur me targat e Republikës së Kosovës. Shpresoj që deri në tetor s’do të shohim automjete me targa që s’janë valide”, - u shpreh Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim tritoli ndaj një banese në Krujë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati” në Krujë, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një sasi...

10:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI