Flash

Nga papunësia tek çështja me Serbinë, Kurti zbulon tri sfidat më të mëdha për Kosovën

Lapsi.al 28 August 2022
Nga papunësia tek çështja me Serbinë, Kurti zbulon tri

Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën.

Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to.

“I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Politika tatimore

Kurti thotë se të ardhurat tatimore në Kosovë janë rritur së fundmi me 34 për qind dhe kjo pa bërë ndryshime në politikën fiskale. Sipas tij kjo do të thotë se njerëzit janë përsëri të gatshëm të paguajnë më shumë taksa, sepse e dinë që qeveria e tij nuk është e korruptuar.

Luftimi i korrupsionit

Si sfidë të dyti Kurti sheh luftën kundër korrupsionit. Sipas tij organet e ndjekjes penale dhe të drejtësisë duhet të jenë edhe më efikase dhe të marrin masa edhe më të rrepta.

Strukturat ilegale serbe

Sfida e tretë është sipas kryeministrit Kurti Serbia, të cilën ai e konsideron si kërcënim për Kosovën. Serbia tha ai për gazetën “Die Welt” po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Rusinë. DW/

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Java e ardhshme pritet të rikthejë sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Ndërkohë që pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave sa i përket vlerave ...

18:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI