Flash

Tifozët rrahin lojtarët me rrip dhe i shkatërrojnë makinat: skena çmendurie në Santa Cruz

Lapsi.al 28 August 2022
Tifozët rrahin lojtarët me rrip dhe i shkatërrojnë makinat:

Skuadra e Santa Cruz që prej disa kohësh nuk fiton më pikë, e akuzuar për mungesë vendosmërie dhe aspak lidhje me fanellën, ishte mbledhur për një seancë stërvitore, kur gjërat dolën nga kontrolli. Një ekspeditë ndëshkuese ishte menduar nga ana e tifozëve që hynë tinëz në stadium, duke e futur skuadrën në panik total. Goditje me rripat e mesit mbi futbollistët, njëri prej të cilëve u qëllua pas shpine, gërvishtje e makinave mbi të cilat edhe ishin shkruar mesazhe. Sikur të mos mjaftojë, gjithçka është postuar në profilet sociale të klubit dhe lojtarëve.

Në foto shihen qartë shenjat në trupin e lojtarëve të klubit bolivian. Imazhe tronditëse ato të postuara në rrjetet sociale që nxjerrin më shumë se një pikëpyetje për situatën e klubit dhe futbollit bolivian. Ngjarjet ndodhën pak minuta pas prezantimit të trajnerit të ri, Víctor Hugo 'Tucho' Antelo, i cili mori drejtimin e skuadrës për të zëvendësuar argjentinasin Néstor Clausen. Sulmuesi uruguaian Fernando Arismendi ishte lojtari më i shënjestruar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI