Flash

Dëmtim i muskujve të kofshës për Lukakun: ndalesë e gjatë, humbet sfidat me Milan dhe Bayern

Lapsi.al 29 August 2022
Dëmtim i muskujve të kofshës për Lukakun: ndalesë e
Shpresat për të parë Romelu Lukakun në derbin e Madonnina-s janë zhdukur përfundimisht: me një deklaratë për shtyp, Interi njoftoi rezultatin e kontrolleve instrumentale të cilave i ishte nënshtruar belgu. Big Rom raportoi një dëmtim të muskujve përkulës të kofshës së majtë. Ky dëmtim e detyron sulmuesin zikaltër që të humbasë derbin ndaj Milanit, të planifikuar për të shtunën më 3 shtator dhe debutimin e sezonit në Champions League kundër Bayern Mynih të planifikuar për në 7 shtator. Një rivlerësim i gjendjes do të bëhet nga stafi mjekësor javën e ardhshme. Milan dhe Bayern janë vetëm sfidat kyçe nga të cilat Lukaku duhet të heqë dorë: mungesa në ndeshjen e nesërme kundër Cremoneses ishte e sigurt që më parë, por në muajin e ngjeshur të shtatorit belgu do të mungojë edhe në takimin me Torinon (11), ndërsa është në rrezik edhe për ato me Viktoria Plzen (13) dhe Udinese (18). Kontrollet e kryera në Institutin Humanitas të Rozzanos urdhëruan një ndalesë më të gjatë se sa pritej. Lukaku do të rikthehet, sipas të gjitha gjasave, menjëherë pas pushimit për kombëtaret (në fundjavën e 24 dhe 25 shtatorit). Belgu u dëmtua në stërvitje të dielën në mëngjes, kur u ankua për një tërheqje muskulore. Lojtari zikaltër, i cili u kthye në bazë pas periudhës së dytë zhgënjyese te Chelsea, e kishte nisur mirë sezonin me një gol në debutimin e tij kundër Lecce. Megjithatë, në ndeshjet e mëpasshme kundër Spezias dhe Lazios, belgu nuk ishte më në gjendje të mbante fshehur një boshllëk në gjendjen fizike në krahasim me pjesës tjetër të ekipit. KOMUNIKATA E INTER Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano, pas tendosjes së muskujve të pësuar në stërvitjen e mëngjesit të djeshëm. Kontrollet zbuluan një dëmtim të përkulësve të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI