Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Dorëheqje e detyruar/ Ikja e Gledis Nanos është vetëm çështje kohe

Lapsi.al 29 August 2022
Dorëheqje e detyruar/ Ikja e Gledis Nanos është vetëm

Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit është vetëm çështje ditësh në mos orësh. Ajo që qarkullonte prej kohësh në korridoret e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit është e vërtetë. Kulmi ka arritur sot paradite kur, ku siç mëson Lapsi.al, Gledis Nano është larguar shumë i revoltuar nga zyra, si dhe ka fikur telefonin për një kohë, dicka e pazakontë në fakt për një drejtues të një institucioni kaq shumë të rëndësishëm. Ndërkohë që kërkesa për dorëheqje i tha një burim nga Policia e Shtetit Lapsi.al, i është paraqitur ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Edhe pse ky i fundit ka qenë zyrtarisht propozues i emrit të Gledis Nanos tek Edi Rama për ta bërë drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, disa muaj pas emërimit të tij në detyrë nisi përplasja. Konflikti u thellua gjatë kësaj vere kur u regjistruan edhe ngjarje të rënda kriminale. Kujtojmë vrasjen e tre personave në Fushë Krujë të rrethit të Ervis Martinajt. Më pas vrasja e 8-vjeçares në Himarë nga goditja me skaf prej një punonjësi policie, atentati me dy viktima në Vlorë dhe së fundi zhdukja e Ervis Martinajt.

Për këtë të fundit Policia e Shtetit nuk ka ende një informacion zyrtar edhe pse në media ka rreth 10 ditë që raportohet për eleminimin e tij nga grupet rivale. Disa ditë më parë u arrestuar një agjent i Forcës Operacionale, Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn në Durrës. Agjenti ka qepur gojën duke mos treguar asgjë për fatin e “Mbretit të Lojërave të Fatit” në Shqipëri. Mbase zyrtarisht arsyet e largimit të Gledis Nanos nuk do të mësohen asnjëherë. Por ai ka për t’u mbajtur mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Policisë së Shtetit edhe pse 10 muaj më parë u emëruar me shumë pompozitet dhe iu shit publikut si një i ri me ambicie dhe i formuar në SHBA. Për largimin e Nanos përflitet edhe një histori kontrabande mallrash me akcizë, ku dyshohen si të përfshirë familjarë e bashkëpunëtorë të tij të afërt. Por zyrtarisht për këtë dosje deri më tani s'ka ende asnjë konfirmim.

Megjithatë dihet në fakt që këtu Policia e Shtetit nuk është një institucion i pavarur dhe pavarësisht se Gledis Nano mund të ketë dashur të lërë gjurmë, kamzhiku politik i Edi Ramës mbi krye të tij dhe lidhjet okulte me botën e krimit, bëhen pengesë që gjërat të ecin për mirë. Policia e Shtetit është bërë njësh me Rilindjen prej shumë kohësh dhe kushdo që të vijë e ka tmerrësisht të vështirë ta çlirojë nga kthetrat e partisë.

Teksa zyrtarizimi i largimit të Gledis Nanos është vetëm cështje kohe, emri më i mundshëm për ta zëvendësuar është Muhamet Rrumbullaku, kreu aktual i Agjenicsë së Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA). Rrumbullaku gjatë kohës kur PS ishte në opozitë ishte anatemuar nga socialistët si pjesë e “grupit të çiftelisë” me Arben Frrokun. Por kur Rama erdhi në pushtet, ai mbeti mes drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit dhe t’i shërbente Rilindjes. Mbase kjo mund të jetë arsyeja që ndoshta e ngjit në krye të Policisë së Shtetit këtë fillimvjeshte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI