Flash

"I ka bërë magji Mbappe". Prapaskenë e frikshme e zbuluar nga vëllai i Pogba: "Për faj të tij rrezikova të vdisja"

Lapsi.al 29 August 2022
"I ka bërë magji Mbappe". Prapaskenë e frikshme e
Çështja ka shpërthyer dhe nuk tregon asnjë shenjë se ka ndërmend të zbehet: Mathias Pogba vazhdon të hedhë akuza kundër vëllait të tij Paul përmes mediave sociale, ndërsa FranceInfo publikon një prapaskenë të re mbi grindjen familjare në shtëpinë e mesfushorit të Juventusit. “Rrezikova të vdisja për shkakun tënd, më le vetëm duke ikur dhe bën sikur je i pafajshëm. Do të më futësh edhe në burg. Kur të zbulohet gjithcka, kushdo do ta kuptojë se nuk ka njeri më frikacak në botë, tradhtar dhe hipokrit se ty”, ishte postimi i vëllait të madh të Pogba. Siç ndodh shpesh, është cështje parash. Marsin e kaluar, Paul dyshohet se u rrëmbye në një apartament në Paris, atje - i kërcënuar nga dy njerëz të armatosur - iu kërkua një shpërblim prej 13 milionë eurosh, një për çdo vit karriere, gjatë të cilëve ky grup njerëzish, përfshirë pikërisht të vëllain e tij Mathias, e kishin mbrojtur. Prapaskena e re e zbuluar ka lidhje me Kylian Mbappé: sipas FranceInfo, mesfushori i Juves ka paguar një magjistar për të mallkuar sulmuesin e PSG-së, i cili është bërë ylli i vërtetë i kombëtares franceze. Gjë që Paul e ka mohuar para hetuesve kur denoncoi të vëllain. Mathias, nga ana e tij, ka shtuar edhe detaje të reja për këtë histori, gjithmonë në Tëitter, duke iu drejtuar Mbappe: "Nuk kam asgjë kundër teje, nëse flas për ty është për të mirën tënde. Magjia është e vërtetë, më vjen keq për këtë vëlla (Paul, ed), një musliman që beson në magji. Nuk është kurrë mirë të kesh një hipokrit në krahun tënd".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI