Flash

Objektivi i Manchester United Frenkie de Jong pikaset në fluturimin drejt Londrës: e shoqëronte partnerja e tij

Lapsi.al 29 August 2022
Objektivi i Manchester United Frenkie de Jong pikaset në fluturimin drejt
Frenkie De Jong u identifikua si objektivi kryesor i Erik ten Hag në fillim të kësaj vere dhe e ardhmja e lojtarit që nga ai moment është rrethuar nga paqartësia. United ra dakord për një tarifë prej 55 milionë euro me Barcelonën për të nënshkruar me De Jong në korrik, por marrëveshja nuk u finalizua. Transferimi u bllokua nga shtyrja e pagave me të cilën De Jong ra dakord si pjesë e një rinovimi të kontratës në 2020 dhe United përfundimisht e ktheu vëmendjen e tyre diku tjetër në merkato, duke lëvizur për të nënshkruar me Casemiron nga Real Madrid për shumën e 60 milion paund. Ardhja e Casemiros ka bërë që nënshkrimi i United me De Jong këtë verë të duket i pamundur, por shpresat e tifozëve u rritën sot kur u shfaqën pamjet nga El Chiringuito TV që tregonin lojtarin në aeroportin e Barcelonës. Kaq mjaftoi që video të bëhej virale në mediat sociale. De Jong është fotografuar në aeroport me partneren e tij ndërsa po përgatiteshin të fluturonin për në Londër, gjë që i bëri tifozët të ekzaltohen. Sidoqoftë, lojtarëve të Barcelonës u është dhënë pushim dhe De Jong ka zgjedhur të udhëtojë në Londër për t'u çlodhur. Udhëtimi i De Jong për në Londër nuk ka lidhje me transferimet dhe lojtari pritet të mbetet ende lojtar i Barcelonës përtej afatit të mbylljes së merkatos. Chelsea gjithashtu ka shprehur një interes për De Jong këtë verë dhe disa sugjeruan se mund të ishte shpjegimi për fluturimin e tij drejt Londrës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI