Flash

Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave vazhdon të rritet

Lapsi.al 29 August 2022
Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave vazhdon të rritet

Më shumë se 1000 të vdekur kanë shkaktuar përmbytjet në Pakistan që nga qershori. Të prekur janë 33 milionë njerëz.  Nga përmbytjet e shirave Monsun në Pakistan që nga qershori kanë humbur jetën më shumë se 1000 vetë.

Vetëm brenda 24 orëve kanë humbur jetën më shumë se 119 vetë bëri të ditur Zyra Kombëtare e Katastrofave të dielën. Numri i viktimave aktualisht është 1033 vetë. (gjendje e 29.08.) Sipas të dhënave çdo i shtati person në Pakistan është i prekur nga pasojat e përmbytjes. Për shkak të rrezikut të përmbytjes autoritetet kanë evakuuar dhjetëra mijëra vetë.
Pakistan | Überschwemmungen in Mingora
Ministrja e Pakistanit për Klimën, Sherry Rehman bën fjalë për një “katastrofë të klimës”. Në një intervistë për Deutsche Wellen ajo i quajti kushtet e motit që e kanë goditur këto muaj Pakistanin si provë për një krizë të klimës. “Kjo filloi në fillim të marsit, fund shkurti, kur nga dimri kaluam në pranverë. Pakistani u bë një nga vendet më të nxehta të botës, me 53% gradë Celcius në jug. Kjo solli një djegie masive pyjesh, një sezon djegiesh që ne duhej ta luftonim edhe në ato zona, ku nuk ka më pyje.”
Pakistan - Flut
Sipas të dhënave të organizatës gjerman German Watch, Pakistani është ndër tetë vendet kryesore të botës që janë prekur nga ndryshimet e klimës.
BdTD | Pakistan /DW/

Të këshilluara

Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë

Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat? Shtëpia në H...

09:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI