Flash

Ushtria ukrainase nis ofensivë në jug të vendit

Lapsi.al 29 August 2022
Ushtria ukrainase nis ofensivë në jug të vendit

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë filluar ofensivën në disa fronte në jug të vendit, për të rimarrë rajonin e Hersonit nga forcat pushtuese ruse, tha një zëdhënës ushtarak.

“Sot filluam aksione sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha transmetuesi publik ukrainas Suspilne, duke cituar zëdhënësen e komandës jugore, Natalya Humenyuk.

Ajo e konfirmoi lajmin disa minuta më vonë në një konferencë. Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj më 24 shkurt.

Ukraina është zotuar për javë të tëra për të kryer kundërsulm të madh për të rimarrë jugun dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit.

Humenyuk tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin “dobësuar pa dyshim armikun”, duke shtuar se më shumë se 10 depo municionesh ruse ishin goditur gjatë javës së fundit. Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregonte më shumë detaje rreth ofensivës së re.

Udhëheqësi rajonal i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, hodhi poshtë pohimin ukrainas për një kundërofensivë në rajonin e Horsonit, të cilin e quajti të rremë, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në jug dhe vende tjera.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë./ TCh

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI