Flash

Video/ Ndodhi pas dy vjetësh te Juventus: goli me goditje dënimi i Vlahovic theu mallkimin e Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 29 August 2022
Video/ Ndodhi pas dy vjetësh te Juventus: goli me goditje dënimi i
Goli i Vlahovic nga goditja e dënimit ka zgjuar një mjeshtëri të lashtë te Juventus, që është transmetuar si gjen që nga koha e Platinisë. Ai që ndërpreu traditën, pas dekadash medalje ari në këtë specialitet, ishte Cristiano Ronaldo (që ka shënuar 56 në karrierë): në tre vitet me Juven, në të cilat ai monopolizoi goditjet e dënimit, portugezi në fakt shënoi vetëm një herë, në derbin e 4 korrikut 2020. Që atëherë, dhe kanë kaluar më shumë se dy vjet, Juventus nuk shënoi më kurrë nga goditjet e dënimit në kampionat deri në perlën e Vlahovic. Në fakt, Cuadrado e bëri këtë janarin e kaluar, por në Kupën e Italisë, në 1/8 kundër Sampdorias. Para ardhjes së Cristiano Ronaldos, mes viteve 2011 dhe 2019, Juve ishte në krye të renditjes evropiane për golat e shënuar nga goditjet standarde: 29. Në atë kohë, vishnin fanellën bardhezi goditës të shkëlqyer: nga Pirlo te Pjanic, deri te Tevez e pastaj edhe Dybala. Pirlo është në krye, së bashku me Sinisa Mihajlovic, në renditjen e golave nga goditjet e lira në historinë e Serie A: ai ka shënuar 28 herë, 15 prej të cilave në kohën e Juves. E duke folur për Juventusin, ka shumë ish-bardhezinj në dhjetë më të mirët e realizuesve nga goditet e dënimit në kampionatin italian... Para Maestros ishin profesorët, korifejtë e paharrueshëm të specialitetit: Platini shënoi 13 gola në Serie A nga goditjet e dënimit (gjithsej 50 në karrierë) dhe kur u largua nga Juve në 1987 u krijua një boshllëk. Por shpejt u mbush me ardhjen e Baggios, një tjetër ekzekutues pothuajse i pagabueshëm, të cilin avokati Agnelli e quajti "Raffaello", në shkollën e të cilit rritej në heshtje "Pinturiccio" Del Piero, një tjetër pseudonim i krijuar nga avokati. Orë dhe orë të kaluara pas portës, në fund të stërvitjes, duke studiuar goditjet e dënimit të Divin Codinos dhe duke i vjedhur sekretet dhe rezultati ishin 22 gola të shënuar nga goditje dënimi në Serie A me fanellën bardhezi: Pinturicchio të fundit e shënoi ndaj Lazios në prill 2012, një gol që hapi dyert e titullit për Juventusin e parë të Contes. Një nga skuadrat e shumta të Juventusit që fitonin sepse dinin të dënonin kundërshtarët edhe në goditje dënimi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI