Flash

OKB ngre alarmin, 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria

Lapsi.al 30 August 2022
OKB ngre alarmin, 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria

Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri thirrje donatorëve që të rinisin financimin e Afganistanit, duke paralajmëruar se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria. Sipas Martin Griffiths, mbi gjysma e popullsisë afgane prej 39 milionë banorësh ka nevojë për ndihmë humanitare.

“Varfëria po thellohet, popullsia ende po rritet dhe autoritetet de fakto nuk kanë buxhet për të investuar për të ardhmen e tyre. Për ne është e qartë se nevojitet që të rikthehet njëfarë mbështetje e zhvillimit”, tha Griffiths gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 29 gusht.

Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u tërhoq nga vendi dhe Qeveria paraprake afgane kolapsoi shumë shpejt pas kësaj. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talibanëve, e cila po shtyp të drejtat e grave. Qëkur talibanët morën pushtetin, ndihma ndërkombëtare – që përbënte 80 për qind të buxhetit të Afganistanit – është ndalur. Talibanët janë subjekt të sanksioneve ndërkombëtare, që sipas OKB-së dhe grupeve të ndihmës tani po pengojnë operacionet humanitare në Afganistan.

“Autoritetet de fakto të Afganistanit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Ndërhyrjet burokratike dhe procedurat ngadalësojnë ndihmën humanitare, e cila është e nevojshme. Punëtoret e ndihmës humanitare… duhet të lejohen të punojnë të papenguara. Dhe vajzat duhet të lejohen të vazhdojnë edukimin e tyre”, tha Griffiths.

Pavarësisht sfidave, ai tha se agjencitë e OKB-së dhe organizatat partnere kanë pasur “një përgjigje të paprecedent” gjatë vitit të fundit, duke ndihmuar pothuajse 23 milionë banorë. Zyrtari i OKB-së tha se duhen urgjentisht 614 milionë dollarë për t’u përgatitur për dimër, përfshirë edhe për riparimin e strehimoreve dhe ofrimin e rrobave dhe batanijeve të ngrohta. Sipas Griffiths, edhe 154 milionë dollarë shtesë nevojiten për furnizim me ushqim dhe gjëra të tjera, para se moti i keq të pamundësojnë qasjen në disa zona të caktuara./ REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI