Flash

Brazil, Pelé ndalon zërat mbi shëndetin e tij: "Jam duke e fituar ndeshjen me tumorin"

Lapsi.al 31 August 2022
Brazil, Pelé ndalon zërat mbi shëndetin e tij: "Jam duke e
“Po ju dërgoj këtë foto për t’ju falenderuar. I jam shumë mirënjohëse gruas sime për të gjitha të qeshurat, për shtëpinë time të qetë dhe për të gjitha mesazhet plot dashuri që më keni dërguar. Jam shumë mirë dhe po kujdesem për shëndetin tim". Me këtë postim në Instagram, shoqëruar me një foto me gruan e tij, Pele shpreh keqardhjen mbi zërat alarmante për shëndetin e tij, që kanë rifilluar të qarkullojnë në Brazil, e jo vetëm. O Rei u operua nga kanceri i zorrës së trashë në shtator të vitit të kaluar në Sao Paulo dhe, që nga ajo kohë, i është nënshtruar cikleve të mjekimit, por bën të ditur se është mirë. “Duhet t'i publikoj të gjitha këto - shpjegon Pele gjithmonë në Instagram - sepse ekzistojnë dhe po qarkullojnë lajme të rreme për këtë temë (shëndetin e tij). Është e qartë që jam i zhgënjyer, por kjo nuk më mposht. Unë jam duke e fituar këtë ndeshje. Shumë faleminderit!".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI