Flash

I pezulluar prej më shumë se një viti, kardiokirurgu Edvin Prifti rikthehet të ushtrojë profesionin e mjekut

Lapsi.al 31 August 2022
I pezulluar prej më shumë se një viti, kardiokirurgu Edvin Prifti

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti rikthehet të ushtrojë profesionin e tij 1 vit e 3 muaj pas pezullimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur rrëzimin e masës së “pezullimit nga detyra”.

Prifti po hetohet për korrupsion e pastrim parash.

“Për mua si mjek, të më lini jashtë sallës së operacioneve, është njësoj si të më merrni jetën. Nuk kam asnjë mundësi të prish prova, sikurse pretendon prokuroria. Kanë gati dy vite që po me hetojnë dhe kanë pasur kohë të marrin çdo provë. Mjeku nuk mund të prishë prova, duke operuar qytetarët për zemrën”.

Kështu kishte deklaruar para Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ish-shefi i kardiologjisë në qendrën Spitalore Universitare, Edvin Prifti, duke kërkuar që kjo e fundit t’i shfuqizonte masën e pezullimit nga ushtrimi i profesionit.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Mjeku i specializuar në disa universitete të Perëndimit në fushën e tij dhe me një eksperiencë disa-vjeçare u pezullua për të dytën herë, pasi një çështje të re hetimore të çelur ndaj tij, ku u akuzua nga një qytetar se i kishte marrë një shumë parash për operacionin e nënës.

Dyshimet ishin se mjeku e kishte marrë valvulën në spitalin shtetëror dhe ia kishte vënë pacientes, por nga verifikimet e kryera në QSUT, ka rezultuar se nuk mungonte një e tillë dhe për rrjedhojë thanë avokatët pretendimi i prokurorisë ka rënë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI