Flash

"Kam nevojë për lojtarë si ai te United": Ten Hag i jep fund zërave për të ardhmen e Ronaldos

Lapsi.al 31 August 2022
"Kam nevojë për lojtarë si ai te United": Ten Hag i jep

“Cristiano Ronaldo mbetet, na duhen lojtarë cilësorë si ai pasi do të ketë shumë ndeshje”. Dy ditë nga mbyllja e sesionit veror, Erik ten Hag në konferencën për shtyp mbyll çështjen CR7 dhe praktikisht edhe tregun e transferimeve (“gjithnjë nëse nuk na krijohet një mundësi e jashtëzakonshme, sepse si klub elite duhet të jemi gjithmonë vigjilentë”) të Manchester United: “Do të luajmë me këtë skuadër nga shtatori në janar”, janë fjalët e trajnerit të Djajve të Kuq, i cili gjithashtu shtoi se ardhja e Antony do t’i heqë minuta portugezit: “Është e qartë, por padyshim që Cristiano është ende pjesë e ekipit tonë. Ne kemi nevojë për lojtarë cilësorë për të qëndruar konkurrues në të gjitha garat".

“Për Antony ka një marrëveshje me Ajax, por ne duhet të plotësojmë dokumentet e fundit dhe nuk mund të flas për këtë para se të përcaktohet gjithçka - shpjegoi ish-trajneri i Ajax - Megjithatë, në sulm ne kemi nevojë për përforcime sepse ka shumë ndeshje për të luajtur dhe sulmuesit lodhen më lehtë, duke vrapuar gjithmonë me intensitet të lartë”.

Kështu, CR7 nuk do të lëvizë nga Old Trafford. Portugezi është shndërruar nga njeriu i kopertinës në të gjithë gazetat e dy javëve të fundit, kur emri i tij përflitej për transferimin në skuadra të ndryshme, në "lojtarin që na nevojitet" pikërisht kur merkato hyn në orët më të nxehta. Cristiano Ronaldo duket se do të qëndrojë në Mançester dhe nuk do të luajë për herë të parë në dy dekada në Ligën e dashur të Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI