Flash

Merret vendimi, mësohet emri i nëndrejtorit të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror

Lapsi.al 31 August 2022
Merret vendimi, mësohet emri i nëndrejtorit të ri të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, se është vendosur nëndrejtori i ri i SHISH, Olian Kanushi.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e SHISH, kemi emëruar nëndrejtorin Olian Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të lindur midis institucionit të Presidentit dhe SHISH. Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie.

Deri tani Këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do të jetë efikas për të pasur një reagim më të fortë ndaj luftës kundër krimit”, tha Çuçi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI