Flash

Paredes, lojtari i ri i Juventus: përcaktohen detajet e fundit, në mbrëmje mbërrin në Torino

Lapsi.al 31 August 2022
Paredes, lojtari i ri i Juventus: përcaktohen detajet e fundit, në

Juventus është gati të mirëpresë Leandro Paredes. Në mëngjesin e sotëm janë përcaktuar edhe detajet përfundimtare për transferimin e mesfushorit argjentinas te Juventusi, me një huazim me të drejtë blerje të përcaktuar në 15 milionë plus 5 bonus, që bëhet i detyrueshëm në kushte të caktuara: tani ekzaminimet mjekësore në Paris më pas mbërritja në Torino, në mbrëmje ose më së voni nesër, për nënshkrimin e kontratës dhe prezantimin.

Në këtë pikë, bardhezinjtë do të shpejtojnë të sistemojnë Arthur, me destinacion Sporting Lisbonë. Juventus shpreson të gjejë një zgjidhje të minutës së fundit për mesfushorin brazilian dhe klubi portugez është mundësia më e mirë, pasi hipotezat e Valencias dhe Evertonit janë venitur. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje nga ana e portugezëve, ku bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë edhe një pjesë të madhe të pagës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI